Mediat italiane vijojnë të insistojnë, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Gattusos në stolin e Milanit, gjithnjë nëse nuk vjen ndonjë shkarkim më i shpejtë. Sipas ‘Corriere della Sera’, Ivan Gazdis, administratori i përgjithshëm i Milanit, është duke përpiluar një listë me zëvendësuesit e mundshëm të Gattusos.

Mauricio Pochettino 6
Mauricio Pochettino 6

Në majë të kësaj liste ka përfunduar një emër shumë i njohur, një trajner që pëlqehet nga shume klube të mëdha europiane, Mauricio Pochettino. Gazdis e njeh prej kohësh Pochettinon, është një admirues i punës së tij dhe po shqyrton mundësinë për ta transferuar në Milano. Ideja e administratorit është e qartë, kërkon një emër të madh në krye të Milanit, Pochettino është i preferuari për momentin por t’ia rrëmbesh Tottenham nuk është aspak e lehtë, këtë e kuptoi edhe Real Madrid me presidentin Perez që dështoi më shumë se një herë.

1545261342905
1545261342905

Pasi inauguruan stadiumin e ri “gjelat” pritet të nisin një tjetër projekt madhorë, të përforcojnë edhe më shumë ekipin, gjithçka pritet të nis me rinovimin e Pochettinos. Jo vetëm argjentinasi, në listën e Gazdis gjejmë edhe emra të tjerë si Simone Inzagji, Ëenger, Blanc e Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb