Gattuso është në prag shkarkimi, zytrazimi mund të vijë pas sfidës kundër Torinos, nëse nuk fitojnë, ndërsa në fund të sezonit është thuajse e sigurt, kualifikohen apo jo në Champions. Sipas “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka është e mundur për të rikthyer në Itali, Maurizio Sarrin.

Corriere
Corriere

Presidenti Elliott kërkon lojë të bukur, nëse dështon pista Pochettino, me trajnerin e Tottenham që është preferencë e parë, atëherë do të fokusohen te Sarri. Ish trajneri i Napolit nuk është aspak i lumtur në Londër, pavarësisht se është në gjysmëfinalet e Europa League, e ardhmja e Sarrit nuk është aspak e sigurt. Milan kërkon të nis një projekt të ri, goditja e tyre e parë pritet të jetë pikërisht Sarri.

Sarri
Sarri

Me të në stol mund të marrë dhe më shumë formë ideja për të transferuar Lorenzo Insignen në Milano. Drejtuesit e klubit kuqezi janë të qartë se çfarë kërkojnë për sezonin e ardhshëm, lojtarë të rijnë, nën 25 vjeç.

Piotek
Piotek

Këtë e konfirmuan edhe në merkaton e dimrit ku investuan 70 milion euro për dy lojtarë, Piatek dhe Paqueta, dy lojtarë të rijë dhe me të ardhme. Vlera e tyre në treg është rritur menjëherë, një tjetër arsye për të kthyer vështrimin pikërisht tek talentet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: