Trajneri i Milanit, Genaro Gatusso, ka kritikuar kapitenin Leonardo Bonucci para derbit me Inter. Numri i pankinës së ‘djallit’ është shprehur se nuk i kanë pëlqyer deklaratat e mbrojtësit që pas sfidës së humbur kundër Juventusit tha se ‘Milanit i mungojnë lojtarët deçiziv’.

“Bonuçi në këtë moment duhet të bëjë lojtarin, nuk ka pse të merret me atë që ikën dhe atë që vjen në ekip. Bonuçi duhet të bëjë kapitenin, deklaratat e tij nuk më kanë pëlqyer. Kur luaja unë futboll, klubi vendoste për lojtarët që blinte, trajneri bënte detyrën e tij.

Tani duhet të përmirësohemi dhe të kemi përqendrimin e duhur. Nuk duhet të dorëzohemi dhe nuk dua të dëgjoj të flitet për 23-vjeçarë apo 24-vjeçarë. E dinë çfarë futbolli më pëlqen. Nuk duhet të ofendohet askush, kam folur me Çalhanoglu dhe gjithçka është ok. Gjatë ndeshjes duhet vrapuar dhe jo folur”, – theksoi Gatuzo gjatë konferencës për shtyp.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb