Vendi i Xhenaro Gatuzos te skuadra e Milanit gjithnjë e më shumë po vihet në diskutim. Humbja në shtëpi me Betis Sevija në Ligën e Europës, e cila vjen katër ditë pas humbjes së nxehtë në derbi, po e shtyn gjithnjë e më shumë Gatuzon larg Milanit.

Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ka pasur dhe një takim me Leonardon dhe Maldinin në stadium, ku nuk pati një vendim konkret për të ardhmen e trajnerit italian.

Venger

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, flitet se ka pasur kontakte konkrete dhe takime nga drejtuesit e Milanit me trajnerin francez, Arsen Venger i cili është një nga kandidatët e mundshëm për stolin e kuqezinjve së bashku me Donadonin dhe Antoni Konten, por ky i fundit ndodhet më afër Realit të Madridit.

http://www.panorama.com.al/sport/e-bujshme-gatuzo-drejt-shkarkimit-venger-takohet-me-drejtuesit-e-milanit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: