Milani ka hyrë në një epokë të re në sulm, ajo e polakut Kristof Piatek, që në përballjen e së shtunës kundër Napolit, u aktivizua në pjesën e dytë të takimit. Piatek kaloi te kuqezinjtë pas një aventure të shkëlqyer te Xhenova, ndërsa trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka vetëm fjalë të mira për të, duke e krahasuar me sulmuesin danez Jon Dahl Tomanson.

“Jon nuk kursehej kurrë në stërvitje dhe na ndihmonte shumë edhe kur luante nga fillimi. Piatek ka mbërritur prej pak kohësh, por mua më pëlqen. është një djalë kurioz që shikon gjatë fotot në Milanelo. I pëlqen të vëzhgojë, të flasë e të përjetojë me strukturën tonë. Kjo është gjë e bukur. A do të jetë titullar nesër? Do luajë një mes tij dhe Kutrones.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb