Merkato nuk është nga temat e preferuara të Xhenaro Gatuzos, ndaj që nga Ibra e deri te Fabregas rruga është e shkurtër, por komente nga ana e teknikut nuk ka. As kur përmendet Kristiano Ronaldo, për të cilin ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, tha se ka qenë pranë kuqezinjve.

“Fabregas më pëlqen, por siç më pëlqen Modriç dhe Kante. Nuk ka asgjë konkrete nga këto zëra që dëgjohen në ditët e fundit. Përveç Ronaldo. Kristiano ishte vërtet pranë dhe konfirmoj çdo fjalë që ka thënë Mirabeli në lidhje me portugezin”. Me këto fjalë hapi konferencën për shtyp Gatuzo, në prag të sfidës së sotme në 12:30 ndaj Parmës. Pikërisht, orari është i diskutueshëm për teknikun 40- vjeçar të “Djallit”, i cili nxitoi të saktësonte: “Nuk jam kundër orarit, por e vërteta është që patëm pak kohë për të pushuar dhe përgatitur ndeshjen me Parmën. Rivalët janë pas nesh në renditje. Nuk është rastësi, ndaj duhet kujdes sepse nëse luajmë siç bëmë ndaj Dudelanzhit, me siguri do të humbim. Para 60 mijë tifozëve do të japim maksimumin kundër një ekipi që luan i ngjeshur dhe kundërsulmon shpejt”.

Ga
Ga

DHJETOR VENDIMTAR — Dhjetori është një muaj i ngjeshur me impenjime për Milanin, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Gatuzo ka një këndvështrim krejt origjinal për çështjen dhe shpjegon: “Nuk kam asnjë vërejtje për djemtë në aspektin e impenjimit dhe nëse i kam dhënë ndonjë minutë ndonjë lojtari e kam ditur që rrezikoj të marr përgjigje negative. Mungesa e minutave ka efekte anësore, por nëse shfaqemi të përulur si ndaj Lacios, atëherë ka vend për optimizëm. Dhjetori ka shumë ndeshje, ndaj le të bëjmë sa më pak dëme të jetë e mundur dhe të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Dëmtimet e kanë bërë grupin më kompakt”.

KONTI DHE INFERMIERIA — Nga formacioni te lojtarët që mund të kenë një shans, me Maurin dhe Kontin që janë kandidatë për të zbritur sot në fushë. “Mauri më dha përgjigje pozitive në Europë, ashtu si Simiç, mbase ndonjëri luan përsëri, pasi është një kohë kur kemi nevojë për të gjithë. Edhe Kontin kam dëshirë ta shoh në fushë, pasi vullnet ka shumë dhe gjuri i tij ka reaguar mirë ndaj ngarkesës në stërvitje. Rolin e interpreton ndryshe nga kushdo tjetër në ekipi, por duhet të përmirësohet kur e driblojnë. Dje i thashë Kastijehos ta provokonte dhe kur spanjolli të vë përpara, është e vështirë ta ndalosh. Konti është mirë, por nuk duhet të nxitohet. Në dispozicion janë edhe Bakajoko me Kutronen, pavarësisht se të premten kishin dhimbje”, përfundoi Gatuzo./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: