Trajneri i Milanit Gatuzo është përfshirë në një debat me ministrin e Brendshëm të Italisë dhe njëkohësisht zëvendëskryeministrin, Mateo Salvini. Ky i fundit, një tifoz i zjarrtë i Milanit, nuk ngurroi të kritikonte trajnerin në mediat italiane pas barazimit 1-1 më Lacion që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Salvini e ka kritikuar Gatuzon për taktikat që ai ndoqi në barazimin 1-1 me Lacion por një gje e tillë nuk i ka pëlqyer shumë trajnerit të Milanit.

“Unë nuk flas për politikë se nuk e kuptoj. Salvinit i them të mendojë për politikën pasi kemi probleme të mëdha në Itali. Me të gjithë problemet që ka Italia, Salvini flet për Milanin, gjë që më tërbon. Ka kohë që thotë këto gjëra, më parë me Higuain, sot me zëvendësimet”, ishin fjalët e Gatuzos në konferencën për shtyp.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: