Polemikat post Juventus-Milan po vijnë prej ditësh tashmë, por ai që ka vendosur të driblojë dhe t’i vendosë kapak debateve është Rino Gatuzo. Pas mbledhjes me arbitrat në Ligën e Serisë A, trajneri kuqezi nuk devijon nga ideja e tij. “Disa gabime më shumë i kemi pësuar, por qëndrojnë. Ne duhet të mendojmë për punën tonë. Prej disa kohësh jemi penalizuar, por kjo nuk duhet të shërbejë si alibi as për mua e as për lojtarët. Shohim përpara, me Lacion është ndeshje e rëndësishme”.

“Kundër Juventusit kemi luajtur mirë dhe ndonjë episod nuk shkoi ashtu siç duhet, por tani duhe të shohim Lacion nëse duam të shkojmë në Champions. Tani kjo ka rëndësi, nuk duhet ta humbasim këtë ndeshje kaq të vlefshme, është gati një finale. Për Kupën e Italisë do të mendojmë më pas, por dua të falënderoj tifozët sepse gjithë sezonin janë prezent dhe krah nesh dhe duam që stadiumin ta kemi një lojtar më shumë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb