Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe më pas ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e pozicionuar te sheshi Wilson.
Megjithëse disa deputetë të opozitës dhe Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme, në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.
Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.
Duket se qëllimi i policisë në të 5 kryqëzimet ku po protestohet është që të largojë protestuesit nga rruga, duke e konsideruar këtë si vepër penale.