Agjencisë e mbrojtjes civile të Gazës u shpreh se  në një sulm ajror ditën e sotme kanë mbetur të vrarë 5 persona në një shkollë që përdorej si strehim.Ushtria  izraelite tha se si shënjestër kishin militantët e Hamasit. Sipas saj forcat ajrore “kryen një sulm të saktë ndaj terroristëve të Hamasit” në një kompleks që “më parë shërbente si shkollë “Ibn Al-Haytam” në zonën e qytetit të Gazës”.

Në deklaratë shkruhej se luftëtarët e Hamasit e përdorën shkollën “për të planifikuar dhe kryer aktivitete terroriste kundër trupave (izraelite) dhe shtetit të Izraelit”.

Sipas AFP, ushtria nuk dha numrin e të vdekurve, por tha se “u morën iniciativa të shumta për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën shtesë”. Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh izraelite në ndërtesat e shkollave që strehojnë palestinezë të zhvendosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: