Hanadi është një nga qindra mijëra qytetarët në Gaza që luftojnë për të mbijetuar pa ushqim, ujë ose siguri. Çdo ditë, ajo përpiqet t’i mbrojë fëmijët e saj nga uria dhe frika.
Kështu shkruhet në në postim të UNICEF në rrjetin social “X”, ku rrëfehet histori rrëqethëse të atyre që përpiqen të mbijetojnë e të mbajnë gjallë fëmijët me se munden.
“Nuk e prisja kurrë që do të kthehesha në përdorimin e tij,” thotë nëna palestineze Hanadi, teksa rendit copat e forta dhe bajate të bukës së infektuar nga myku në strehën e saj në tendë në Gaza.
“Por ja ku po e hamë. Unë përpiqem të përzgjedh copat që kanë më pak myk. E heq mykun dhe e zhyt në çaj për të ushqyer fëmijët e mi. Nuk kam zgjidhje tjetër”, tha ajo, në një intervistë me agjencinë e OKB-së për fëmijë, UNICEF.
Hanadi is one of hundreds of thousands in #Gaza struggling to survive without food, water, or safety.
Every day, she tries to protect her children from hunger and fear.This suffering must end. The ceasefire must be reinstated. Aid must be allowed in. pic.twitter.com/YIb6mcAqm5
— UNICEF MENA – يونيسف الشرق الأوسط وشمال إفريقيا (@UNICEFmena) April 14, 2025