Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se ushtarët izraelitë kanë shtënë gjatë protestën në lindje të Gazës, ku u lënduan 50 palestinezë

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestës paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”, që organizohet përgjatë kufirit me Gazën, janë lënduar 50 persona, prej të cilëve 10 janë fëmijë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se ushtarët izraelitë kanë shtënë gjatë protestës në lindje të Gazës, ku u lënduan 50 palestinezë.

Ministria palestineze njoftoi se ndër të plagosurit janë edhe tre anëtarë të ekipit të ndihmës së parë, dy gra dhe një gazetar.

Nuk u specifikua gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilës kërkojnë kthimin e territoreve nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Mbi 230 palestinezë janë vrarë në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave “Marshi i Kthimit të Madh”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb