Një video amatoriale tregon një palestinez të paarmatosur që goditet nga një snajperist në Rripin e Gazës.

Në filmin e marrë, një snajperist izraelit godet burrin që duket se i afrohet kufirit hebraik. Komandanti ka dhënë urdhër për të hapur zjarr dhe snjaperisti godet.

Në fund palestinezi, pasi është plagosur në këmbë, përplaset në tokë. Më pas ushtarët fillojnë të bërtasin nga gëzimi:’Wow, çfarë video’, ‘dikush është goditur, një video legjendare’, fluturoi në ajër’.

Ushtria izraelite ka konfirmuar autenticitetin e videos dhe ka hapur një hetim duke saktësuar që video i takon 22 dhjetorit të 2017.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb