Gazeta greke ‘Tribune.gr’ i ka kushtuar sot një artikull kryeministrit Edi Rama dhe ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit. Eshtrat e personalitetit të kulturës dhe letrave shqipe u sollën nga SHBA dhe më 14 nëntor u varrosën në Atdhe.

Gazeta e ka quajtur Frashërin nazist, duke sjellë edhe një përmbledhje të biografisë së tij dhe rolin e Ballit Kombëtar gjatë Luftës Antifashiste, kryeministrin Rama e ka cilësuar si personin që po e çon Shqipërinë drejt një katastrofe të madhe. Në artikull i bëhet thirrje qeverisë greke për përforcim të kufijve, ndërsa incidentin me Kacifasin në fshatin Bularat e ka përkufizuar si provokim paraprak.

Më poshtë, artikulli i ‘Tribune.gr’:

“Edi Rama rivarrosi me nderime eshtrat e kreut të “SS”-ve shqiptarë dhe kasapit të grekëve”
Në një sfidë të re serioze për vendin tonë dhe për komunitetin perëndimor demokratik të botës, kryeministri i djallëzuar I Shqipërisë, Edi Rama, ka ecur përpara. Kryeministri që ka në deje edhe origjinë greke, Rama, mbajti një ceremoni varrimi të eshtrave të nazistit Mid’hat Frashëri, në zemër të Tiranës, në prani së Kabinetit qeveritar.

“Një hije plot dije”. Kështu, e përshkroi kryeministri shqiptar, njeriun që ekzekutoi dhe dogji të gjallë grekët civilë në Thesprotia. Ai nderoi Mid’hat Frashërin me të gjitha formalitetet sikur të ishte një hero, duke hapur në thelb çështjen joekzistuese të Çamërisë. Në ceremoninë provokative të varrimit të eshtrave të nazistit shqiptarë në zemër të Tiranës, pati edhe përkrahës të therrjes së grekëve. Ata madje mbanin flamurin e Forcave të Armatosura të Ballit Kombëtar. Mid’hat Frashëri ishte udhëheqësi i organizatës kriminale fashiste Balli Kombëtar, që veproi nga 1940-1944 në fshatrat shqiptare duke djegur antifashistë grekë e shqiptarë derisa u arratisën pas rrëzimit të gjermanëve. Ai është akuzuar për mizoritë dhe masakrat në zonat minoritare (në fshatrat Kakodiki dhe Glinë, pranë Bularatit) duke shkaktuar me qindra viktima. Gjatë pushtimit gjerman në Ballkan, “Balli Kombëtar” luftoi organizatat guerile antifashiste, si një aleat i nazistëve gjermanë.

Rama Artikulli

Në vitin 1944 kjo organizatë u bashkua me ushtrinë naziste gjermane. Mehdi Frashëri, kushëriri i Mid’hatit u emërua kryeministër i qeverisë naziste të Shqipërisë. Në vitin 1945 Mid’hat Frashëri iku në Italinë jugore dhe prej aty ofroi shërbimet e tij për britanikët dhe amerikanët, duke premtuar të krijonte një opozitë antikomuniste shqiptare. Në gusht 1949, ai u zgjodh kreu i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, por vetëm pak kohë më pas vdiq nga një atak në zemër në Hotel Lexington në Nju Jork dhe u varros në Varrezat e Wernicke të Nju Jorkut.

A8d78982 A1f3 4735 A3e0 65a8f8928091

Edi Rama i transferoi eshtrat e tij nga Amerika për t’i varrosur në qendër të Tiranës, ndërsa nuk harroi të përmendte edhe temën e Çamërisë. Natyrisht, të gjitha këto nderime ishin përgatitur kohë më parë nga regjimi shqiptar dhe tregojnë se Edie Rama, i cili sigurisht është i motivuar nga forcat e huaja, është në rrugën e duhur për të futur paqen në Ballkan.

Të gjitha të dhënat tregojnë se incidenti me Konstantinos Katsifas ishte provokim paraprak.
Qeveria greke duhet të marrë të gjitha masat për sigurinë e pakicës kombëtare greke. Edi Rama qartë po përshkallëzon sfidat. Forcimi i trupave greke në kufirin greko-shqiptar do të dërgonte një mesazh se Greqia nuk do të lejojë që jeta e emigrantëve të saj të kërcënohet. Gjithashtu do të ishte jashtëzakonisht tragjike që populli shqiptar të vuante pasojat e veprimeve intolerante të politikës së lidershipit, të cilat janë në pajtim edhe me mendimet e drejtuesit tjetër politik të vendit, Sali Berisha. Fatkeqësisht, nuk e dimë nëse shumica e shqiptarëve që kanë mbetur në Shqipëri, janë në gjendje të shohin se drejt ç’ katastrofe të madhe po i drejton Edi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: