Klejdi Kadiu ka publikuar në Intagram titullin e një lajmi abuziv ku shkruhet se ai është larguar përgjithmonë nga jeta. Në një postim në Story Kledi publikon lajmin e ‘La Gazetta di Viareggio’ dhe ironizon me komentin e tij: ‘Më lajmëroni edhe mua kur të jetë funerali, me këtë rast ta përshëndes dhe unë’, shkruan balerini.

Në fakt lajmi ka të bëjë thjesht me tërheqjen e Balerinit shqiptar nga baleti dhe jo me ndarjen e tij nga jeta.

‘Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i ëndrrave të Amicit largohet shumë shpejt. U përpoqën të bënin gjithçka’ shkruhet në titullin e gazetës.
‘Kledi Kadiu ishte një nga fytyrat më të dashura të spektaklit të talenteve të Maria De Filippit, por sot balerini ka vdekur’, thuhet në lajmin e publikuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk është hera e parë që mediat italiane përdorin këto tituj abuziv për balerinin e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb