TIRANE- Gazeta serbe ‘Pravda’ shkruan sot për skenaret e mundshme të qeverisjes së Maqedonisë, nëse rrëzohet Gruevski.

Duke marrë shkas nga protestat e mëdha të nisura atje, “Pravda” shkruan se nëse LSDM-ja merr ushtetin atëherë kryeministri iu takon shqiptarëve.

“Pravda” shkruan se gjatë protestës opozitare janë dëgjuar edhe thirrje UCK-UCK, si dhe janë shfaqur hartat e Shqipërisë së Madhe.

“Nëse u besohet zërave që qarkullojnë në politikën e Shkupit, të cilat nuk mund ti vërtetojmë, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe kryeministri i ri të jetë shqiptar. Gjithashtu kemi edhe shpekulime për faktin se në mitingun e opozitës u pa përkrahje e Brigadës së Kosovës 113 ‘Ismet Jashari’, dhe që Zaevi është parë me njerëz të lidhur me atë brigadë dhe se u dëgjuan thirrje ‘Uçk-Uçk’ duke valuar edhe flamuj të Shqipërisë së Madhe”-, shkruan Pravda.rs.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: