Erion Veliaj është regjistruar si kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës. Por, Partia Socialiste ka dorëzuar në Komsionin Qëndror Zgjedhor emrat e kandidatëve për bashkitë e tjera dhe për qarkun Tiranë, Rakip Suli, Redi Krajli, Agim Kajmaku dhe Haxhi Memolla si edhe listat e kandidateve të këshillit Bashkiak perkatës.

Pas informacioneve se protesta e opozitës jo kuvendore do të zhvendosej pas kryeministrisë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion është boshatisur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari Klement Zguri anëtarët e KQZ, por edhe gjithë administrata janë larguar, edhe pse afati ligjor për dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore është deri në mesnatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: