Sot në ditën e Flamurit Kombëtar nuk janë ndalur urimet.
Këto urime në ditën e 28 Nëntorit janë thurur në forma të ndryshme nga cdo cep i botës ku jetojnë shqiptarët.
Përvec urimeve të zakonta politike, ka pasur dhe nga ato të veçantat.
Është media zvicerane Blick.ch që ka uruar shqiptarët në faqen zyrtare në Facebook. Për më tepër në gjuhën shqipe.
“Gëzuar Ditën e Flamurit” shkruan mbishkirmi.
Kurse në një fotografi ku shihet një shqiptar me ngjyra kombëtare, thuhet në gjermanisht “Shqipëria sot feston ditëlindjen e 106-të”
(e.f/BalkanWeb)