Në parlament, u zhvillua një debat mes deputetes së PD-së Ina Zhupa dhe kryetares së parlamentit Lindita Nikolla.

Zhupa tha se gazetarët po cenohen përditë dhe cenuesi më i madh i tyre është kryeministri. Më tej, Zhupa akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren dhe të drejtat e opozitës.

Ndërsa, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla tha se e di shumë mirë rregulloren e Kuvendit.

Ina Zhupa: Gazetarët cenohen përditë dhe cenimi më i madh vjen nga kryeministri. Zonja Nikolla, në cilën pikë të Rregullores ndalohet që të bëjmë projekt-rezolutë për masakrën në Srebrenicë? Kryetarja e Kuvendit shkel rregulloren dhe të drejtat e opozitës. Ky parlament nuk respekton as rregulloren e vet.

Lindita Nikolla: Unë e di shumë mirë Rregulloren. E përmendët disa herë luftën në Ukrainë dhe ju kujtoj se është pjesë e politikës së jashtme dhe mund të flasim për të, kemi kohë për të folur për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb