SHKODER

Dy gazetarë të News 24 janë nderuar me çmimin prestigjioz të gazetarisë “Hamit Borici”. Bëhet fjalë për dy gazetarët, Senad Nikshiqin, korrespondent i News 24 në Shkodër dhe Armir Mehjan korrespondent në Pukë. Të dy gazetarët u vlerësuan për kontributin e tyre dhe punën e palodhur në profesionin e gazetarisë.

Whatsapp Image 2019 02 08 At 11.18.37
Whatsapp Image 2019 02 08 At 11.18.37

 

Ky është edicioni i tretë i ndarjes së çmimeve  ‘Hamit Borici’, në nderim të shkodranit Borici, i cili njihet ndryshe edhe si babai i gazetarisë shqiptare.  Ndarja e çmimeve nën emrin e Boricit u vendos në vitin 2017 si iniciativë e Unionit të Gazetarisë të shqipërisë dhe degës së këtij Unioni në Shkodër.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb