TIRANE

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ftuar në emisionin A-Show, në News 24 ka komentuar shpenzimet e buxhetit të shtetit në lidhje me tenderat e rrugëve. Tomorri tha se shumë herë kostoja, ndryshon gjatë rrugës, duke shtuar se shpesh herë një gjë e tillë bëhet nga Qeveria.

“Diku nga vera e vitit 2017, Qeveria shqiptare shpalli programin ndërkombëtar të rikonstrukturimit. Qeveria u detyrua të përzgjidhte projektet me kostot e tyre. Aty, kanë qenë të listuara projektet dhe rruga Milot-Balldren ishte 110 milion euro. Fiks 7 muaj më pas, nga 110 milionë në total kostoja kapërcen në 2. 15 milionë euro për çdo kilometër rrugë. Është një kosto shumë e lartë dhe bëhet fjalë për një rrugë që nuk ka ndonjë çudi apo vështirësi. Në vendet e Europës perëndimore varion nga 1-2 milionë. Ka ndodhur e njëjta gjë me gjithë projektet, edhe me Orikum-Dukat. Në fillim u reklamua nga Orikum-Himar pastaj përfundoi në Orikum -Dukat, se çfarë kuptimi ka.”-u shpreh ai.

Pati shqetësim në ministri?

Nuk pati asnjë reagim nga Qeveria, por nga publiku. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë që këto projekte janë çudi.

Pse FMN është shqetësuar?

Ka pasur një denoncim të koncensioneve. FMN i ka kërkuar qeverisë të ndalojnë termin ‘oferta e pakërkuar’. Ofertat e pakërkuara nxjerrin kostot jashtë kontrollit. Letrat qepen në mënyrë të tillë që askush tjetër nuk mund ta fitojë, ai që bën ofertën fiton edhe rrugën. Nëse do llogaritet rruga tjetër Thumanë-Kashar, vetëm për 4 rrugë shkoi kostoja 1. 4 milionë euro të cilat u anuluan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb