Gazetari gjermano-turk Deniz Yucel është liruar nga burgu në Turqi pasi u arrestua një vit më parë me akuzat për përhapje propagande në mbështetje të terrorizmit, shkruan BBC.

Rasti i Deniz Yucel, gazetar i ‘Die Welt’, ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë. Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje një ditë më parë për lirimin e tij.

44 vjeçari Deniz Yucel u arrestua në Stamboll një vit më parë dhe u akuzua nga autoritetet turke se kishte shkruar propagandë në mbështetje të terrorizmit.

Yucel u arrestua pasi raportoi se e-maili i Ministrit të Energjisë së Turqisë ishte hakeruar.
Ai është ngë nga 100 gazetarët dhe shkrimtarët e arrestuar në Turqi pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik të 2016.

Autoritetet turke i kanë akuzuar për lidhje me klerikun islamik Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja për oragnizimin e grushtit të shtetit të dështuar.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: