TIRANE- Gazetari nga Gjermania, i pasi gazetar perëndimor që u lejua të hynte në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik, rrëfen për “Rusian Today se çfarë ndodh atje dhe si jetojnë xhihadistët. Një vit më parë ai qëndroi 10 ditë në mesin e tyre në qendër të kryeqytetit të kalifatit. Udhëtimi i gazetarit gjerman, Jurgen Todenhofer, ishte shumë i vështirë, i rrezikshëm, por edhe interesant për të mësuar mbi atë çka ndodh realisht me Shtetin Islamik.

Todenhofer arriti të vizitojë edhe xhaminë, ku lideri i ISIS, Ebu Bekr el-Bagdadi, mban fjalimet e
tij publike. Gazetari gjerman pa realitetin e jetës së përditshme të ISIS, me të gjitha dyqanet që në respekt të besimtarëve, mbyllen në mes të ditës. “Ekziston një ndjenjë e tmerrshme në Mosul – shprehet Todenhofer. – Njëqind e tridhjetë mijë të krishterë janë dëbuar nga qyteti, edhe myslimanët shiitë kanë ikur gjithashtu.

Shumë njerëz janë vrarë, megjithatë qyteti ende funksionon dhe njerëzit aktualisht e pëlqejnë stabilitetin që ka sjellë Shteti Islamik. Megjithatë, – thekson ai – ndihet një atmosferë frike e terrori në mesin e banorëve. Sigurisht, shumë prej tyre janë mjaft të frikësuar, sepse ndëshkimet për thyerjen e rregullave të Shtetit Islamik janë tejet të rrepta”. Sipas udhëheqjes së ISIS-it, vetëm 300 luftëtarë xhihadistë arritën që të pushtojnë Mosulin, ndonëse u përballën me më shumë se 20 mijë ushtarë irakianë, që ishin pozicionuar në qytet kur sulmi filloi. Todenhofer bisedoi me disa luftëtarë të ISIS-it, që morën pjesë në operacion.

“Na u deshën rreth 4 ditë për të marrë Mosulin”, i tha gazetarit një luftëtar i ri. “Pra, ju keni qenë vetëm 300 burra dhe arritët të mundni 20 mijë ushtarë në vetëm në 4 ditë?”, pyeti Todenhofer.
“Dëgjoni, ne nuk i sulmuam të gjithë në të njëjtën kohë. Përkundrazi, goditëm në fillim fort linjën e parë të frontit, duke përdorur gjithashtu edhe sulmet vetëvrasëse. Pastaj të tjerët u larguan vetë shumë shpejt, – shpjegon xhihadisti. – Ne luftojmë për Allahun, ndërsa ata luftojnë për para dhe gjëra të tjera, tek të cilat nuk besojnë vërtetë”.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: