Gazetari Xhevahir Zhabina i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” tha se problem në Shqipëri është fakti se grupet kriminale po “ecin” më shpejt se policia dhe Prokuroria.

“Problem në Shqipëri është fakti se këtu grupet kriminale ‘ecin’ më shpejt se policia dhe Prokuroria. Kemi vrasës që lëvizin anembanë Shqipërisë, nga Elbasani në Shkodër dhe nga Shkodra në Elbasan.

Unë, ne si kolegë, besoj të gjithë qytetarët duan që krimi të goditet nga Prokuroria dhe policia. Kemi arritur në nivel të lartë të krimit, deri te ata me klering”, deklaroi Zhabina.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb