Gazetari holandez Vincent Van Gerven Oei, që ka mbuluar çështjet politike të Shqipërisë për vite me radhë ka komentuar situatën aktuale në vendin tonë.


Van Gerven Oei deklaroi se ndërkombëtarët e mbështesin Edi Ramën, për shkak se kryeministri ka premtuar se do të ngrejë Gjykatën Kushtetuese.


“Rama është një njeri që është vendosur për të rregulluar disa gjëra, por nuk rregullohet situata në vend. Edhe të huajt marrin rrogat e tyre dhe kanë interesat e tyre. Rama ka  mbështetjen e ndërkombëtarëve sepse ai ka premtuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.


Ngritja e Gjykatës Kushtetutës do të thotë të krijohet SPAK, të ketë reformë në drejtësi. Edhe ndërkombëtarët kanë thënë ok shumë mirë, ne jemi dakord me zgjedhje, por ti duhet të na japësh Gjykatë Kushtetuese. Ata i kanë thënë se do të nisë reforma e re e drejtësisë shqiptare, imagjinare”, tha gazetari holandez.

Gazetari Vincent Van Gerven Oei, deklaroi se reforma në drejtësi është një ide e mirë, por e implementuar keq. Oei nënvizoi se parlamenti holandez vendimin për heqje vizash për shqiptarët e ka marrë duke u bazuar në racionalizëm.

“Patjetër që ka edhe probleme në politikën holandeze, por ka edhe shenja. Stili holandez është shumë i drejtpërdrejtë. Parlamenti holandez e vlerësoi situatën të rëndë.   Unë nuk besoj se ka ndonjë ndryshim, nuk besoj se ka qeveri të re. Reforma në drejtësi është ide e mirë, por implementimi është i keq”, deklaroi ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb