Shqipëria ishte dhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar apo rivizituar nga turistë të huaj nga gjithë bota.

Vendi ynë, Alpet ose bregdeti janë zgjedhur edhe nga figura të njohura publike.

Një prej tyre është gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili në një intervistë për mediat në Britani tha se Shqipëria është ylli i këtij viti, që duhet vizituar.

Këtë pjesë të intervistës të gazetarit të famshëm e ka publikuar në Facebook edhe kryeministri Edi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

“E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb