Dy djemtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi lëshuan një apel emocional për kthimin e trupit të babait të tyre.

Në një intervistë për CNN, Salah dhe Abdullah Khashoggi, të cilët e quanin babanë e tyre “të guximshëm dhe bujar”, thanë se kanë kaluar javë ankthi dhe pasiguri pas zhdukjes dhe vdekjes së tij.

“Unë me të vërtetë shpresoj se çdo gjë që ndodhi nuk ishte e dhimbshme për të, ose ishte e shpejtë, ose kishte një vdekje të qetë”, tha Abdullah Khashoggi.

Zyra e kryeprokurorit tha se trupi i Khashoggi u shpërbë pasi u mbyt, ndërsa Washington Post raportoi se hetuesit po shqyrtonin teorinë se trupi u shpërbë në acid. Një burim i afërt me Pallatin Mbretëror Saudit ka mohuar çdo njohuri mbi vendndodhjen e trupit të gazetarit.

“Gjithçka që duam tani është ta varrosim në Medinë me pjesën tjetër të familjes së tij,” tha Salah.

“Kam folur për këtë me autoritetet saudite dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb