Investigatorët turq kanë shtrirë kërkimet për trupin e gazetarit saudit të zhdukur Jamar Khashoggi në Pyllin e Beogradit, një pyll në periferinë europiane të Stambollit, në një zonë pranë provincës Yalova, ku besohet se është fshehur trupi pas dyshimit për vrasje.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja turke Yeni Safak, sipas së cilës policia “nuk do të hetojë vetëm brenda ndërtesës së konsullatës saudite dhe në rezidencën e konsullit në Stamboll’.

Sipas mediave lokale, duke kontrolluar kamerat e sigurisë, policia ka zbuluar që nga një mjetet që ka dalë nga konsullata saudite është drejtuar në këtë zonë.

Bëhet fjalë për një zonë të hapur për publikun dhe një nga më të dashurat për banorët e metropolit mbi Bosfor, ku bëhen ekskursione dhe shëtitje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb