Liderët e partive politike në Maqedoni u takuan sot por pa arritur në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike që ka kapur vendin. Por mes gjithë vëmendjes për të nxjerrë ndonjë deklaratë nga goja e politikanëve, duket se gazetarët kanë gjetur një mënyrë që të ‘shkundin” liderët politikë.

Siç raporton Gazeta ‘Blic”, gazetari Sasho Ivanovski-Politiko në nisje të takimit të sotëm, e ka pyetur Gruevskin nëse gjatë qëndrimit të fundjavës në Vatikan është rrëfyer tek Papa për “gjynahet e bëra”.

Reagimin e Gruevskit ndaj kësaj pyetje mund ta shikoni në videon më poshtë: I njëjti gazetar e pyeti kryeministrin Gruevski për “Mercedesin” e blerë në vlerë prej 600 mijë euro. “Blic” raporton se tre ditë më parë ai u rrah nga persona të panjohur para banesës së vet në Shkup. Gjithashtu ky gazetar i tha Gruevskit pak ditë pas ngjarjes në Kumanovë nëse e dinte kuptimin e fjalëve turp, dinjitet dhe moral.

 

(m.k/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: