TIRANË- Gjatë emisionit “Studio e Hapur” të moderatores Eni Vasili në News 24, gazetari Arian Çani ka komentuar emrat e ministrave të kabinetit të ri të qeverisë Rama, duke veçuar si më intriguesin atë të zv.kryeministres, Senida Mesi.

Sipas tij, kryeministri e ka zgjedhur qëllimisht prej mbiemrit të ketë në kabinet deputeten e Shkodrës.

“Më intrigoi ajo zonja me mbiemrin Mesi. Thashë të kesh mbiemrin sot është gjë e madhe, pra të të thërrasin zonja Mesi, si ai futbollisti i njohur. Ata që e njohin mirë Ramën thonë se e ka zgjedhur qëllimisht, kur ta thërrasin Mesi të gjithë do kthejnë kokën. Rama meqë është tip artisti i ka qejf këto provokimet. Kjo kërkon edhe një mbështetje të dalë ne media, Mesi andej, Mesi këtej”,- u shpreh ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb