PRISHTINE- Gazetari i njohur në Kosovë, Milaim Zeka, i cili së fundi u bë i njohur edhe në Shqipëri, falë pjesëmarrjes së tij në jurinë e “Dancing ëith the stars” ka ndarë një lajm të gëzueshëm me fansat e tij në Facebook. Ai do bëhet baba për herë të 4-t dhe sërish është vajzë

“Sot kam një lajm të gëzuar për të gjithë njerëzit e mi. Po presim edhe një bebush të vogël, natyrisht është një vajzë”. Kështu Zeka dhe bashkëshortja bëhen me vajzën e katërt.

Madje, Milaimi ka bërë një batutë, duke thënë: “Zoti e deshi që të jetë përsëri vajzë, por ne nuk do të ndalemi” – duke dhënë idenë që ata po kërkojnë një djalë dhe me siguri do të tentojnë akoma.

Milaim Zeka njihet ndryshe edhe si vjehrri i këngëtarit Seldi Qalliut, i njohur nga pjesëmarrja e tij te “Big Brother 3”. Seldi prej dy vitesh po jeton një histori dashurie me Dafinën, njëra nga tri vajzat e gazetarit të njohur, Milaim Zeka.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: