Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të mbyllë TikTok-un nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e mediave perëndimore, por aspak në ato kineze. Edison Myrteza, gazetar shqiptar në Pekin tha në studion e News24 përmes Skype, se mediat e Kinës nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimit të kryeministrit.

Myrteza dha detaje interesante sa i takon platformës që përdoret në territorin e Kinës por që nuk ka shumë të përbashkëta me TikTok-un. Ai tha se në Kinë platforma ka emër tjetër, ndërsa TikTok-u që përdoret jashtë nuk lejohet të shkarkohet në smartphone-t brenda vendit. I ashtuquajturi “TikTok-u kinez” është edukues, tha Myrteza, dhe përdoret më tepër për të blerë dhe reklamuar produkte, e jo për promovimin e akteve të dhunshme siç ndodh përtej Kinës.

Ndërsa Elton Heta, ekspert i IT, tha se në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok, duke u bërë edhe një nga vendet që ka algoritmin më të lartë të aktivitetit në këtë rrjet social.

Edison Myrteza, gazetar nga Pekini: Mediat kineze nuk e kanë pasqyruar vendimin e kryeministrit. Janë më tepër të fokusuar te deklaratat e Trump që i kërkon gjykatës të shtyjë vendimin për mbylljen e TikTok-ut. Kina nuk ka deklaruar asgjë sa i takon këtij vendimi. Ndoshta sepse Shqipëria është një vend i vogël, me një popullsi shumë të vogël dhe i duket i parëndësishme mbyllja e TikTok-ut.

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes TikTok-ut që përdoret në Kinë dhe jashtë saj. Nuk e di ku e ka parë kryeministri Edi Rama ndryshimin. Në programin e Google Play, TikTok-u nuk lejohet të shkarkohet në territorin kinez. Kërkon disa filtra sicc është pasaporta dhe verifikohet. TikTok-u në Kinë është më tepër edukues, është pozitiv dhe nuk ka të bëjë me gjëra si armë, vrasje, informime për gjëra të këqija. Nëse ndodh diccka e tillë, direkt TikTok-u kinez, apo programi që përdoret këtu, merr masa direkt dhe nuk mund të kundërshtohet. TikTok-un e kam përdorur vetëm para 2 vitesh, për të blerë produkte dhe reklamuar gjëra të ndryshme.

Elton Heta, ekspert IT: Në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok. Përdorues janë 500-600 usera unikë që kanë llogari në TikTok. TikTok-u i Kinës ka një emër tjetër, është një program i ndarë. Është i krijuar për vendet e tjera, dhe jo për në Kinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb