TIRANË

Nazim Rashidi, gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka folur me një lidhje ‘skype’ për “A show” në News24 për situatën në vendin fqinj të Shqipërisë. Ai foli për dorëheqjen e kryprokurores speciale publike Katica Janeva, që për kryeministrit Zaev ka qenë si ‘krahë i djathtë’.


Rashidi tha djali i Kryeprokurores Speciale punonte në një televizion të hapur rreth një vit më parë, pronari i të cilit akuzohet se ka shantazhuar një biznesmen në emër të Janevas.
“Djali i Katica Janevës punon në këtë televizion dhe djali ndalohet nga policia dhe akuzohet nga prokuroria për korrupsion dhe pronari i televizionit akuzohet se ka shantazhuar një biznesmen. Këto ngjarje dhe kjo lidhje krijon një vorbull dyshimesh dhe pse Katica Janeva dha papritmas dorëheqjen. Prokuroria ka kërkuar arrest për 2 personazhe”, shpjegoi Rashidi.


Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva deklaroi dorëheqje të parevokueshme. Në sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.


Sa i përket bisedës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut me dy komedianët ukrainas, gazetari tha se Zaev ka pranuar bisedën por se për gjithë sa ka thënë iu është referuar mediave.
“Zaev e ka pranuar se ka thënë ato që ka thënë por se ato që dinte i dinte nga raportet e mediave. Sot ka dalë dhe ka thënë se i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë që e ka quajtur njeri i Rusisë”, tha Rashidi.

(m.k/BalkanWeb)