TIRANË

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar në News24 protestat e opozitës dhe reagimet nga maxhoranca.

Në “A show”, Hasani kujtoi se edhe maxhoranca e sotme dhe kryeministri Edi Rama e nisi me protesta të tilla por më pas rezultoi një problem serioz për qeverinë. Ai tha se është në të mirën e çdo qeverie të mos shtyjë përshkallëzimin.

“Rama e nisi me protesta të përshkallëzuar, e injoruan, u tallën njerëzit me këto protesta, pozita atë kohë. Nisi luftë shtrigash, përpiqeshin të gjenin elementë groteskë por për pak muaj çështja u kthye në problem serioz. Është në të mirën e çdo qeverie të mos shtyjë përshkallëzimin. Mban ose jo është problem i Bashës.
Opozita shqiptare edhe në koalicion me LSI apo parti tjetër, duke mobilizuar forcat padiskutim që mban. Nuk vihet në diskutim. Qeverisja është në raport me shkallëzimin? Mban deri ku”, tha Hasani. Sipas tij protesta e opozitës është në fazën e parë të përshkallëzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb