Gazetari Ardit Rada replikoi gjatë emisionit Log. nga Endri Xhafo, me kolegun e tij, Bledian Koka, lidhur me dënimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës me 1 vit burg, për korrupsion zgjedhor. Ndërkohë, SPAK dhe GJKKO ndoqën një standard tjetër me ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili po ashtu u akuzua për blerje votash dhe u dënua me 2 vite burg, dënim të cilin e kreu në burg.
Rada shpjegoi pse rasti Memolla dhe ai Beleri nuk janë njësoj.
Ardit Rada: “Nuk është arrestim në rrethana të njëjta sepse Beleri u arrestua në flagrancë ndërsa Memolla dyshohej. PD i shkoi në derë Olsian Çelës pasi para 4 muajve e akuzonin dhe tani i thënë që hetoji ti zgjedhjet mos ia lini në dorë SPAK-ut. Ku është problemi që të jetë edhe SPAK i pranishëm në zgjedhjet e 11 majit? Beleri është akuzuar sepse ka sjellë autobusë me njerëz për të votuar, ai i ka sjellë nën presion”, tha ai.
Bledian Koka: Rasti i Memollës është denoncim i televizionit ku unë punoj. E kemi denoncuar që në nisje të kësaj. Memolla kandidoi në zgjedhjet e ripërsëritura. Konstatuam këtë rast që u depozitua në SPAK. Cfare ndodhi? Memolla, dy rastet e vetme në 61 bashki që SPAK ka vepruar janë Fredi Beleri dhe Edison Memolla pardje. Pardje u dha vendimi për të. Shikoni çfarë ndodh. Për të gjykuar si vepron institucioni mjafton të shohim si vepron institucioni para 1 viti e gjysmë ku morëm vesh që në gjithë Shqipërinë vetëm Fredi Beleri kishte blerë vota. Ishte kandidati që iu bë varri nga kryeministri në një emision dhe sot është eurodeputet. Te Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, në një bashki periferike që nuk ka ndonjë valencë. Kur bëhet fjala për kandidatët e PS, edhe të zgjedhur, ligji përtypet. Nëse me Belerin u mor direkt dhe u krijuan kushtet e flagrancës, te ky zotëria edhe pse nisi hetimi dhe është dënuar, sot zotëria është sërish në krye të detyrës.
(BalkanWeb)