Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka kthyer një përgjigje ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, ku ky i fundit ndodhet në Zvicër për të kërkuar azil politik. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Hoxha i kundërpërgjigjet Zaganit se ky i fundit ka sajuar dhe publikuar sajesa në emër të gazetarit.

Teksa nënvizon faktin se Zaganit i ka dhënë mbështetje dhe suport në kauzën e denoncimeve të trafikut të drogës të kryesuar nga banda ‘Habilaj’, ku përfshin edhe ish-ministrin Tahiri, Hoxha shton se ish-oficeri e ka ngatërruar atë me një militant politik.

Po ashtu Hoxha ka publikuar edhe dy foto në faqen e tij të ‘Facebook’ ku thotë se aty është Zagani, bashkë me oficerin Emiljano Nuhu, në Gjenevë të Zvicrës. Ai e pyet publikisht Zaganin se çfarë e lidh me nënkomisarin ‘hero’. Nuhu denoncoi se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

“A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin “hero” Emiljano Nuhu?
Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer? Cfare ju lidhi bashke?”, shkruan Hoxha.

REAGIMI I HOXHËS
Pergjigje e munguar per Dritan Zaganin….
Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur asnje lloj etike njerezore. Per me teper, kur s’te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.
Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim…
…..
Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit…
Meqe jemi te faktet dhe e verteta!
Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:
A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin “hero” Emiljano Nuhu?
Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer?
Cfare ju lidhi bashke?
A E KE NDIHMUAR TI NENKOMISARIN TE PAJISET ME DOKUMENTA QENDRIMI TE AZILANTIT NE ZVICER ?
Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….
Ne foton e pare:
Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres.
Ne foton e dyte:
Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve…

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb