Gazetari i kronikës Xhevahir Zhabina i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se policia çalon në parandalimin e krimit. Zhabina shtoi se megjithatë, fajtore për raste krimesh nuk është vetëm policia.

“Ka raste kur komunikimi i policisë çalon. Ka raste kur parandalimi i krimit është zero, sidomos atij në familje. Por edhe në raste të mëdha. Në rastin e Rinasit, për shembull, personazhe janë dy persona me backround kriminal, të cilët jo vetëm që lëviznin lirë, por kishin hapur edhe lokal e dëfrenin. Jo vetëm kaq, por ata hynë prapë në krim.

Në mendimin tim, probleme paraqet policia, por edhe Prokuroria. Çalohet edhe në informacionin mediatik, pasi media për shembull zyrtarisht nuk e di sa para janë vjedhur në Rinas. Problem është edhe se prokurorët nuk shkojnë në vendngjarje, përpos Rinasit që ndodhi për herë të parë”, deklaroi gazetari Zhabina.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb