TIRANE – Në emisionin e sotëm Dritare në News24, u diskutua për arrestimet e bëra së fundmi nga policia.

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi përgjatë diskutimit se shumica e të burgosurve marrin një ditë leje, por ata janë vrasës me pagesë dhe persona me precedent të theksuar penalë.

“Por ka dhe kriminelë të cilët vrasjet i kryejnë brenda vendit por në sistemin TIMS rezultojnë të jenë jashtë vendit,” tha Zhabina.

Më herët Zhabina u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai theksoi se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk dihet ende nëse Dako implikohet në veprimtari të paligjshme.

“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb