TIRANË

Gazetari dhe kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati komentoi gjetjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tha se të dhënat që lexuan shqiptarët tregojnë se vendi ynë ka mbetur në vend numëro. Ai tha se rekomandimet e këtij institucioni janë kërkuar nga ndërkombëtarët para dy dekadave, por për fat të keq asgjë nuk ka lëvizur.  I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24  Murati tha se njolla më e zezë e raportit ishte politizimi i KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

“Raporti i OSBE/ODIHR ishte nga më negativët në 2o vitet e fundit. Raporti nuk thotë diçka që ne nuk e dimë. Është e kotë që të dyja palët këndojnë fitore. Kriza politika vijon të qëndrojë këmbëkryq . Ka disa njolla të zeza. Fakti që këtu kanë ndodhur zgjedhje monopartiake. Në 61 bashki nuk ka pasur garë dhe kjo është padyshim që është njolla më e zezë. Politizimi i KQZ, Kolegjit Zgjedhor, mungesa e transparencës së burimeve financiare. Njolla kryesore ishte se nuk patur kandidaturë. Dy  kanë qenë dy kërkesat e faktorit ndërkombëtar: Reforma në drejtësi dhe ajo e reformës zgjedhore. Ndryshimi i kodit zgjedhor nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do të zbatohet Kodi Zgjedhor aktual dhe Kodi Penal aktual, atëherë mund të kishte”-theskoi Murati.

Ai komentoi gjithashtu edhe mungesën e dialogut mes palëve, ndërsa tha se opozita duhet të nisë garën kundër maxhorancës. Sipas kryeredaktorit të “Gazetës Shqiptare”, kjo është e vetmja mënyrë dhe formë që opozita mund të vijë në pushtet.

“Kriza në Shqipëri është krizë vertikale dhe horizontale. Këtu mungojnë instrumentet kryesorë të shtetit. Mungesa e tyre është një problematikë që prek çdo suazë të jetës. Nisja e dialogut është e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet kriza. Unë nuk mendoj se dorëheqja  e Ramës nuk do ishte zgjidhje. Ka ardhur koha që opozita të jetë në garë. Opozita e bashkuar është shumicë dhe ky është perceptim im si gazetar. Forcat e opozitës së bashkuar janë në një avantazh të lehtë përballë maxhorancës. Edi Rama sado diktator të jetë, largimi i tij  bëhet vetëm më zgjedhje dhe garë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: