https://www.youtube.com/watch?v=fM-olixD9yA
Gazetarja e “CNN”, Sara Sidner është goditur me gurë në transmetim direkt nga SHBA.
Reporterja Sidner, u godit me gurë në kokë gjatë raportimit të trazirave në Ferguson, ku përleshje të dhunshme shpërthyen pas vendimit të gjykatës së St. Louis, ku oficeri Darren Wilson u shpall i pafajshëm për vrasjen e Michael Brown 18-vjeçar. Për fat të mirë, gazetarja nuk u plagos rëndë. Pas goditjes, ajo u ul poshtë disa sekonda, por shumë shpejt ajo vazhdoi, duke konfirmuar se ishte mirë.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb