TIRANË

Zëri i Deutsche Welle ka ardhur në “A show” në News24 përmes gazetares Anila Shutka. Ajo ka komentuar sonte samitin e Berlinit, teksa shprehu bindjen se kancelarja gjermane Angela Merkel është pro çeljes së negociatave por se nuk varet prej saj por prej grupit parlamentar.

“Takimi Merkel-Rama dhe Merkel-Zaev ishin takime me dy vendet aspirantë për çeljen e negociatave. Ishte vendosur enkas para samitit. Ishte nder që Merkel iu bëri këtyre dy burrështetasve për të sinjalizuar mbështetjen që jep ajo për procesin e zgjerimit. Nëse do çelen negociatat nuk vendoset nga Merkel. Vendoset nga grupi parlament CDU-CSU. Merkel mund të japë një këshillë. Bindja ime është që Merkel është për çeljen e negociatave por nuk besoj se do ushtrojë një presion. Grupi është i lidhur shumë me Shqipërinë dhe ata do e vendosin”, deklaroi Shutka.

Sa i përket reagimit të shtypit gjerman për sjelljen e liderëve shqiptarë në samit, gazetarja e Deutsche Welle tha se ishte pozitiv, konform me deklaratën e shtypit që kishte dhënë qeveria gjermane dhe ajo franceze që samiti arriti të jepte një impuls.
“Për çështjen e Haradinajt e Thaçit, nuk e komentuan shumë thjesht raportuan se Haradinaj nuk pranoi të hiqte taksën. Nga pjesëmarrësit dëgjova që ishte pak zhgënjyese që zoti Haradinaj nuk pranoi të hiqte dorë nga taksat”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb