E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Fjodora Fjora, gazetare, foli për 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Botërorit, duke evidentuar vështirësitë që ata kanë kaluar për të arritur deri në këtë fazë.

“4 skuadrat që janë në gjysmëfinale janë skudra që e kanë merituar. Kanë lojtarë shumë të mirë. Kujtojmë vështirësitë në të cilën kanë kaluar, si Anglia përshembull e cila u përballë me një lumë kritikash kur u eliminua nga Islanda në Europianin e 2016.

Unë jam një tifoze e Spanjës, por për ndeshjen e nesërme mendoj se Kroacia do të shkojë në finale.”

Për sfidën gjysmëfinale mes Francës dhe Belgjikës

“Jam e lumtur që kjo ndeshje nuk pati nevojën e “VAR-it” sepse më ka hequr pak dëshirën për futbollin pasi të largon emocionet. Ndoshta edhe ai gabimi i gjyqtarëve kishte atë bukurinë e vet.

Rastet e humbura të Belgjikës në pjesën e parë më krijuan besimin se nuk do të fitonte. Megjithatë unë them se ky ka qenë një botëror që na ka befasuar vazhdimisht. Vende të tjera, jo tradicionale, kanë dëshmuar një dëshirë të madhe.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb