TIRANE- Gazetarja e News 24, Klodiana Lala ka deklaruar sot në “Opinion” se policia italiane ka dërguar katër fashikuj vuliminoz për dosjen “Habilaj”, ku është i përfshirë është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera.

“Vetëm dje kanë mbërritur nga Guardia Di Financa italiane plot 4 fashikuj voluminoz për këtë cështje. Bëhet fjalë për material në gjuhën italiane që kanë mbërritur pranë organit të akuzës edhe me CD edhe të printuara”,- sqaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: