TIRANE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur dje në ambientet e një spitali në kryeqytet. Një i ri në rrethana ende të paqarta ka thyer xhamat e maternitetit, duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët, por edhe tek pacientet e stafit të bluzave të bardha. Një nga dëshmitarët e ngjarjes është bërë edhe gazetarja Edlira Gjoni. Ajo ka ndarë me miqtë e saj në ‘Facebook’ një status ku ka rrëfyer episodet e dhunës, si dhe panikun që kaploi ambientin e spitalit.

STATUSI I EDLIRA GJONIT
Për herë të parë, jam me mjekët! Dje u bëra dëshmitare e një ngjarjeje që më mbajti ankth e me gjak të prishur gjatë ditës. Teksa prisja me familjarë të tjerë orarin e vizitave në njërin nga spitalet publike në kryeqytet, një zhurmë e fortë xhamash vjen nga katet sipër. U drodhëm të gjithë. Xhamat e thyer u shoqëruan me zënka, grushte, zëra të lartë, të bërtitura në shumë dialekte. Me hakërrim. Dikush thërriste: “Merrni policinë. Merrni policinë”. Zhurma e xhamave nuk ndalte. E zbriste poshtë. Një djalë rreth të 20-ave po zbriste shkallëve, me dorën gjak. Pra ky ishte që godiste xhamat e dyerve në çdo kat të spitalit. Kaloi para nesh në kat të dytë. Ishim shumë familjarë te dera. Shtyu njërin anash, dhe me gjithë forcën e inatin që pati, goditi me thëmbrën e këpucës derën prej xhami. Copat me furi brenda korrridorit, ku ishte dhe salla operatore.

Disa infermiere klithën. Dy mjekë dolën të alarmuar. Pacientët i kaploi një terror në sy, se nuk po dinin nga vinte alarmi, e mos kishte lidhje me jetën e tyre. Në koridor na ngriu fryma dhe arsyeja. Mbaja kraharorin me dorë. Zotëria i mërzitur vazhdonte të shqyente ç’gjente përpara. Përfshirë qetësinë tonë. Më në fund u ngjit shkallëve duke dihatur, roja private që ruan derën e jashtme të godinës. Ai ruan familjarët, po si ta frenonte një furi shpërthyer nga mungesa e qetësisë dhe logjikës? Djali i futi një të shtyrë dhe rojes jo fort të mbajtur fizikisht, e vijoi i qetë të zbriste shkallët. Në kat të parë nuk kishte xhama, kështu që shkelmoi me sa forcë pati frigoriferin dhe makinetën e kafesë, që u drodh me gjithë ç’pati brenda. Kur erdhi policia, pas 30 e ca minutash, i forti i mërzitur nuk ishte aty. Nuk e di nëse e kanë ndaluar. E lehtë ta gjenin, se dihej për cilën paciente kishte ardhur. Por, ajo që dominoi ditën time dje dhe ndjesinë ende sot, është frika e përdhunimit të hapësirës publike, vendit ku shpëtojmë jetë. Në spital thoshin se zotëria kishte sjellë aty një familjare pasi e kishte mbajtur disa orë në një spital privat, e pasi kishte paguar faturën e kripur, e kishin përcjellë te publiku, “se i kanë shërbimet më të mbledhura”. Nuk ka rëndësi arsyeja. Familjarja e tij erdhi në gjendje jo të mirë.

Vetë i pashë mjekët dhe personelin që lanë ç’kishin në duar dhe u morën me zonjën. Që vetë shpëtoi, ama spitali ka katër kate me dyer të thyera, dhe nje mal me familjarë të prekur e trishtuar nga vandalizmi. Por më keq se kaq, dje dëshmova me sytë e mi fytyra mjekësh e infermieresh me sy të dalë, edhe terror, frikë, ngarkesë psikologjike, pikëpyetje të mëdha në vështrim dhe prishje të qetësisë humane e profesionale. Ndërkohë, një barelë doli nga salla e operacionit, dhe nga vrimat e mëdha të xhamave të shqyer, shiheshin fytyrat e trembura e tê pasigurta të mjekëve që dilnin nga salla. Aq sa pacientja më vonë kishte frikë mos ky shqetësim në sytë e tyre, kishte të bënte me gjendjen e saj. Nga t’a shihte kasaphanën e dyerve të thyera?

19884004_1059246410879437_4788301133565407024_n

Miq të dashur: unë jam vetë kritizere pa kompromis. Por dje, dhe sot, jam me mjekët. Situata u krijua nga një familjar, gjaknxehtë, i paditur, i papërgjegjshëm. Vandal! Po, mjekësia është kthyer në biznes, dhe nuk ka shërbim të denjë pa paguar lekë nën dorë. Por jemi bashkëfajtorë. Sepse ka që ç’ke me të shërbim dhe pa rryshfet. Kam Dr. Arjanën, Dr. Laurën dhe Dr. Kolën që personalisht kam kaluar eksperienca shërbimi pa më kêrkuar e pa iu dhënë asnjë lekë. Jeni të lirë të mos e besoni, por kështu është. Plus, spitali dje kishte jo thjesht shërbim mbi të gjitha pritshmëritë, por dhomat, pastërtia dhe rregulli ia kalonin dhe spitaleve private. Kundërshtojeni, por ishte kështu. Fotoja flet vetë. S’ka më batanije e çarçafë nga shtëpia. Dhe stafi janë ndryshe. Flasin, përgjigjen, ndjejnë frikë. Janë vëllai, motra, kunata, kushërira juaj që punojnë aty. Veshin bluzën e bardhë për të bërë luftë me jetën çdo ditë, dhe bien pre e sjelljeve të atilla ç’njerëzore, viktima të gabimeve që bën një sistem, një shoqëri, një kastë e tërë.
Unë jam falënderuese për çdo sekondë e aspekt shërbimi që pashë dje dhe sot. Dhe jam ende e sho

19894559_1059246467546098_3764470012934005843_n

kuar nga sjellja harbute e njërit prej nesh, familjarëve që shfryjmë pasiguritë tona plot arrogancë në mjedisin e atyre që po të mos ishin, as do kishim ç’të shkëmbenim tani.
Unë sot jam me mjekët. Boll i linçuam edhe kur nuk kemi të drejtë (dmth më shpesh po sesa jo).
19657386_1059246384212773_5051400628469411817_n
NGJARJA
Sipas policisë, personi që shkaktoi panikun duke thyer xhamat e korridorit të spitalit është një 24-vjeccar me inicialet B.B. “Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Zogu i parë”, tek nje maternitet ka thyer xhamat e korridorit të spitalit. Neni 150 i Kodit Penal.”, citohet në mesazhin e Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb