TIRANE – Gazetarja Lindita Manaj raportoi nga Brukseli se nuk ka të dhëna për shqiptarë të plagosur , nga sulmet terroriste që tronditën sot Brukselin dhe të gjithë Europën. Në një lidhje telefonike në “News24”, Manaj tha se gazetarët janë bllokuar në Parlamentin Europian, deri në një urdhër të dytë të autoriteteve.

Gazetarja shqiptare informoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në Bruksel që të telefonojnë në numrin e emergjencës 1771 nëse kanë nevojë për informacione për të afërmit e tyre.

“Kam marrë kontakt me ambasadën në Belgjikë. Për momentin nuk kemi asnjë të dhënë që kemi të lënduar shqiptarë. Jemi të bllokuar në parlamentin evropian. Nuk na lejojnë të dalim deri në një urdhër të dytë. Jemi në gjendje emergjence. Për momentin nuk kemi asnjë informacion të detajuar deri në një lajm të ri nga departamentet tona.”- deklaroi Manaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: