Një grup i mirë strukturuar grabitësish në Tiranë janë vënë në prangat e policisë këtë javë, të akuzuar për vjedhjen e të paktën 11 kasafortave të bizneseve dhe vilave në kryeqytet.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, gazetarja e kronikës në News24, Dorjana Bezat zbuloi detaje të rëndësishme nga aksioni i policisë, të cilët edhe pse ishin vënë në ndjekje prej muajsh ndaj 5 autorëve të grabitjes, arriti t’i zbulojë rastësisht.

Gazetarja Bezat tregoi se si një agjent policie krijojë dyshimet e para se kishte përballë grupin e grabitësve kur vuri re dorezat e bardha që ata përdornin në çdo vjedhje.

Por siç tregoi edhe gazetarja, arrestimi i tyre nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi të armatosur ata kanë vënë në rrezik edhe jetën e agjentëve të policisë, deri në neutralizimin e plotë të tyre.

Lajmin e plotë e gjeni duke klikuar në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/06/21/intervista-e-dites-gazetarja-tregon-pamjet-si-u-zbuluan-rastesisht-gjuetaret-e-kasafortave-ne-tirane-aksioni-qe-vuri-ne-rrezik-policine/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb