TIRANË

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me protestën e opozitës së bashkuar para parlamentit.

“Cdo krim ndaj popullit do të hetohet”- shkruan Nishani në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një foto të protestës për të cilën thekson se ishte populli “i dhunshëm” mbrëmë, teksa protestonte kundër dhunës së grupeve kriminale në proçeset e votimit në Shqipëri që nga 2015 pa ndalim.

“Populli në mes lëndëve të dëmtimit në masë, të ndaluara për tu përdorur ndaj grumbullimeve masive, nga çdo Konventë Ndërkombëtare.” -vijon më tej Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb