Gazi i hedhur nga policia gjatë protestës së sotme të 16 Marsit duket se nuk ka kursyer as liderët e opozitës, Bashën e Kryemadhin por edhe ish deputetë të tjerë.

Gjatë zhvendosjes së turmës para Parlamentit, protetuesit çanë kordonin, ndërsa policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës.

Të prekur nga gazi ishin edhe liderët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi, e cila është kapur nga kamerat duke mbajtur një shami përpara fytyrës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që opozita ka protestuar për 4 orë duke u zhvendosur nga Kryeministria tek Parlamenti. Pjesëmarrja ishte masive. Turma tentoi të çante kordonin policor rreth mesditës por u shpërnda me bote me ujë e gaz lotsjellës sërish. Nga përdorimi i gazit u lënduan 3 policisë si dhe disa qytetarë. Policia i paralajmëroi edhe për përdorimin e forcës. Nga ana tjetër kryeministri i vendit Edi Rama zgjodhi të largohej nga Tirana. Ai u shfaq mes një grupi polifonik fëmijësh në Berat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb