Edi Rama, në vizitën e tij në qytetin e Korçës, foli për gazifikimin, duke premtuar se brenda pak vitesh e gjithë Korça do të ngrohet me gaz, me kosto shumë më të ulët.
“Ne duhet të bëhemi vend sovran nga pikëpamja e energjisë. Ky projekt do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.
Ne jemi në nisje të zbatimit, projekti ka nisur kohë më parë, për të ardhur deri këtu. Falë mbështetjes nga presidenti dhe garancisë që është profesionalizmi dhe kapaciteti i Socar, brenda vitit 2026 kjo punë e bukur synohet të përfundoj dhe në 2027 korçarët të jenë të parët që të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz. Ky projekt vjen në një moment goxha domethënës për Shqipërinë. Po investojmë shumë dhe po diversifikojmë portofolin. Shqipëria prodhuesi më i madh i energjisë diellore në rajon. Brenda 2030, 30% e energjisë tonë të vijë nga dielli.
Ky projekt vjen në një moment kur ka filluar puna në tavolinë për lidhjen me Italinë, me bashkëpunimin trilateral, që do na japë ne një pozicion shumë të favorshëm strategjik në transmetimin e energjisë, ndodh në një proces kur Shqipëria hedh hapa domethënës për tu bërë vend sovran brenda 2028, dhe në 2030 vend eksportues neto i energjisë., – tha Rama..
(BalkanWeb)