TIRANË

Këshilltari  ligjor  i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “A Show” në News 24  tha se partia ku ai aderon synon të rikthejë besimin tek qytetarët.

Ai shtoi se sfida kryesore e PD-së është që të përballet me shifra dhe numra me shefin e qeverisë, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Zoti Bardhi, partia juaj nuk na jep besim! Sa të qartë doni të jua bëj pyetjen?

Bardhi: Kjo është sfida jonë kryesore; të kthejmë besimin tek qytetarët. Nuk do të duhet në asnjë moment që të presim qytetarët që të vijnë tek ne, do të duhet që ne të shkojmë tek qytetarët, të dëgjojmë hallet dhe shqetësimet e tyre, të hyjmë brenda shqetësimeve të tyre, sepse nuk do të mund të analizojmë dhe nuk do të arrijmë kurrë shqetësimet e njerëzve, një njeriu që nuk ka bukë në ship nëse në shtëpinë tonë kemi bukë për të ngrënë.

Pra, duhet të shkojmë atje ku ky fenomen i dhimbshëm ndodh, për ta përjetuar vetë këtë fenomen. Për të dëgjuar ëndrrat dhe shpresat që kanë fëmijët e tyre dhe qytetarët shqiptarë në tërësi dhe për të ju ofruar atyre zgjidhje. Kjo është sfida që kemi ne sot. Ne nuk kemi sfidë përballjen me numra apo shifra me Edi Ramën dhe PS-në. Sfida jonë kryesore sot është të bëhemi njësh me qytetarët shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb